Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Sht
27 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E rëndë/ 80-vjeçarja në Vlorë tenton ti japë fund jetës, hidhet nga kati i 2-të i banesës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Vlorë.  Një grua 80-vjeçare është hedhur nga kati i 2-të i banesës së saj.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja S.Z, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetë hedhur nga kati i dytë i ndërtesës ku ajo banonte.

80-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe deri tani nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img