Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

E rëndë: 8 turistë të huaj bien në greminë, policia fsheh ngjarjen

spot_img

Lajme të ngjashëm

5af872c5c4f1d2d42db5f3ef23580d2c

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë-Krujë, e cila është fshehur edhe nga policia.

Mësohet se gjatë pasdites së djeshme tetë turistë polakë janë aksidentuar pranë fshatit Bizë të Ishmit rreth orës 18:00, ku fouristrada me të cilën udhëtonin ka rënë rreth 30 metra në greminë.

Ndërkohë bëhet me dije se në vendngjarje kanë shkuar katër ambulanca të cilët i kanë dërguar turistët e plagosur polak në Spitalin e Durrësit.

Turistët kanë marrë fraktura të shumta si pasojë e aksidentit dhe nuk dihet ende qartësisht për gjendjen e tyre.

Ngjarja nuk është bërë publike nga ana e policisë, pasi kjo e fundit nuk ka lëshuar asnjë komunikatë zyrtare.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit të rrugës dhe mosnjohja e terrenit nga ana e turistëve polak.

Më shumë

spot_img