Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

E RËNDË/ 58 vjeçari nga Tirana bie nga ballkoni në orët e para të mëngjesit në rrethana misterioze, ndërron jetë në vend

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 58 vjeçar ka rënë nga ballkoni mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, pasi ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Gjithashtu policia bën me dije se ka vënë në pranga 32 vjeçarin L.R, i cili u aksidentua me makinën e tij 2 ditë më parë në Mullet dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Bëhet me dije se 32 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në Mullet, me datë 30.07.2021, me pasojë humbjen e jetës së pasagjerit O. S., nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit“, i shtetasit L. R., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 48 vjeç pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren shtetasen F. K., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprake: Rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 58 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img