Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË, 30-vjeçari në Tiranë hidhet nga lartësia, gjen VDEKJEN e menjëhershme

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Qesarakë të Tiranës.

Një 30-vjeçar me iniciale F. V., është vetë hedhur nga lartësia.

Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e marrjes së këtij veprimi nga 30-vjeçari.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Më datë 19.03.2021, rreth orës 13:31, në Qesarakë, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi F. V., rreth 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu