Hapësire reklamuese

Rajoni

E rëndë, 20-vjeçarja mori taksi për të shkuar në shtëpi, shoferi e mbyll brenda dhe tenton ta përdhunojë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë, 20-vjeçarja mori taksi për të shkuar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një taksist ka tentuar të përdhunojë një 20-vjeçare.

Mediat greke bëjnë me dije se 20-vjeçarja po kthehej për në banesë dhe pasi ishte errur ajo kishte menduar të marrë një taksi për të shkuar në shtëpi në Kato Patisia.

20-vjeçarja kishte hipur në taksi dhe rrugës kishte kuptur se diçka nuk po shkonte, pasi shoferi (i dyshuar shqiptar) kishte ndërruar rrugë dhe nuk po e dërgonte për në banesë.

"Siç më tha vajza ime, autori i krimit është një i huaj dhe ai e mori atë nga sheshi i Eksarkatit për ta sjellë në shtëpi dhe tentoi ta përdhunonte. Vajza ime reagoi dhe ndërsa një grup njerëzish po kalonte, ajo bërtiti me të madhe "ndihmë", ishin ata që e ndihmuan. Shoferi i frikësua e la të shkonte” tha nëna e vajzës në polici.

Sipas mediave greke dyshohet se autori ishte shqiptarë.

“Makthi për vajzën 20-vjeçare filloi kur ajo ndaloi një taksi që ta dërgonte në shtëpi. Shoferi sipas përshkrimit të dhënë në polici, ai ishte me një gjatësi mesatare, me flokë me ngjyrë të çelët, i veshur me këmishë portokalli dhe me siguri është shqiptar, se vajza e kishte njohur nga theksi,” shkruan “protothema”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll