Hapësire reklamuese

Rajoni

E rëndë, 18-vjeçari vdes në vendin e punës në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë, 18-vjeçari vdes në vendin e punës në

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Ferizaj të Kosovës.

Një 18-vjeçar dyshohet se ka ndërruar jetë në vendin e punës, në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Mediat në Kosovë raportojnë se sipas të dhënave paraprake mendohet që 19-vjeçari të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

"Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në njê fabrikê në fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese