Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
2.1kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

E rëndë! 18-vjeçari hap zjarr në shkollën fillore, vdesin 19 fëmijë dhe plagosen 11 të tjerë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas, ku 21 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa dhjetëra të tjerë të plagosur pasi një 18-vjeçar ka hapur zjarr, i cili më pas u qëllua pëër vdekje nga policia.

Sipas mediave të huaja mësohet se Ttë paktën 23 persona u vranë duke përfshirë 19 fëmijë, 2 mësues, gjyshja dhe vetë i dyshuari. Shumica e viktimave besohet të jenë nga mosha 7 deri në 10 vjeç.

11 fëmijë të plagosur u dërguan në Spitalin Memorial Uvalde, megjithëse është e paqartë nëse ndonjë prej tyre përfshihet në numrin e fundit të vdekjeve. Spitali nuk i është përgjigjur kërkesave për një përditësim.

Dy oficerë policie janë qëlluar gjithashtu dhe kanë pësuar lëndime, mirëpo fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti filloi të martën në mëngjes kur i dyshuari qëlloi gjyshen e tij, u largua nga vendi i ngjarjes, përplasi makinën e tij dhe u përplas me shkollën fillore Robb në Uvalde, një komunitet i vogël rreth 77 milje në perëndim të San Antonio.

Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar autorin të hapë zjarr në shkollën fillore.

Më shumë




spot_img








spot_img