Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E refuzuan në Festivalin e Këngës, Gjon Muharremaj për Alketa Vejsiun: Nuk dua të bëj skandal…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Eurovision 2021” u “ngrit peshë” nga dy shqiptarë, Anxhela Persiteri dhe Gon Muharremaj.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i festivalit më të rëndësishëm, polemikat dhe debatet mesa duekt nuk kanë për të përfunduar.

Gjatë ditëve të fundit u komentua shumë intervista që Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears kishte dhënë më herët ku kishte treguar dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

Sot Gjoni ishte i ftuar në një lidhje me Skype me emisionin “Wake up”, ku u pyet lidhur me përgjigjen e Alketa Vejsiut. Ai tha se nuk është më i interesuar për këtë çështje dhe asnjëherë më parë nuk i është një shpjegim se ka qenë jashtë datës së kërkuar, duke hedhur kështu poshtë deklaratën e Vejsiut të bërë disa ditë më parë.

Lexo edhe: E refuzuan në Festivalin e Këngës, Alketa Vejsiu flet për Gjon Muharremajn: Ishte jashtë kohe, doja që ai të ishte pjesë…

“Nuk më intereson shumë. Kjo puna ‘jashtë datës’, ok. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem. Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë Eurovisioni. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara”, u shpreh Gjoni.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img