Hapësire reklamuese

Showbiz

E realizoi pak kohë para se të humbte jetën, publikohet kënga e fundit e Ergi Dinit

Shkruar nga Newsbomb
E realizoi pak kohë para se të humbte jetën, publikohet

Ashtu si dhe kishte lajmëruar më herët, ditën e djeshme motra e Ergi Dinit, Barbana ka publikuar një tjetër këngë të artistit të ndjerë.

Kënga e titulluar “Loco” është projekti i fundit që Ergi kishte punuar vetëm pak kohë para se të ndahej nga jeta.

Përmes një postimi në Instagram, Barbana tregon se vendosi ta publikojë sot këngën e vëllait pasi është ritmike dhe përshtatet me sezonin e verës.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Ergi, ndërsa muzika është punuar në bashkëpunim me Alandy. Duke qenë se ky projekt nuk ka qenë i xhiruar, Barbana është përpjekur që këngën ta përshtatë me performancat e Ergit në “X Factor Albania”.

“Një këngë e punuar disa vite më parë nga Ergi në studion e Alandy, të cilën do e gjeni në kanalin tim zyrtar! E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar ta përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!”, shkruan Barba në postim.

Ergi Dini u nda tragjikisht nga jeta në moshën 22-vjeçare pas një aksidenti me motor në nëntor të 2016-s.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll