Hapësire reklamuese

Aktualitet

E quante veten 'LA NONA'! Zbulohet se si 47 vjeçarja shqiptare hiqej si bamirëse, por mashtronte emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e një organizate bamirësie është arrestuar pasi u kap duke u marrë me kontrabandimin e imigrantëve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Një 47 vjeçare, Pranvera Smith, filloi një aktivitet bamirës gjoja për të ndihmuar njerëzit e rrezikuar nga vendi i saj në Shqipëri që të fitojnë azil.

Në vend të kësaj, partneri i saj 44 vjeçari Flamur Daka, përdori bamirësinë e financuar nga Big Lottery si një mbulesë për të ndihmuar kontrabanduesit e njerëzve.

Emigrantëve u kërkohej deri në 10,000 dollarë për t'u sjellë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ata bindeshin që t'i paguanin Smith-it 1 mijë deri në 4 mijë dollarë për përfitime dhe këshilla për imigracionin, një shërbim që në fakt ofrohet falas.

Smith e ka quajtur veten "La Nonna" dhe formoi grupin kriminal "Gjyshja", për të trembur burrat dhe gratë që të paguajnë. Ata frikësoheshin dhe detyroheshin që të punonin në fermat me drogë për të siguruar paratë.

Tani ajo është burgosur për pesë vjet e katër muaj në Birmingham Crown Court pasi pranoi shkeljen e ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa Flamur Daka u dënua me katër vjet për të njëjtën vepër.

Gjithashtu çiftit iu gjetën edhe disa kilogramë drogë gjatë hetimit.  Dyshja u sollën para drejtësisë pas një hetimi nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar West Midlands, i cili filloi marsin e kaluar.

Hetimi nisi pas një goditje të një operacioni trafikimi të disa njerëzve nga Smith në Belgjikë, ku një 21-vjeçar u shpëtua nga pjesa e pasme e një kamioni.

Detektivët zbuluan se në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, organizata e bamirësisë "Liria për të Qëndruar", kishte kaluar rreth 130 emigrantë të paligjshëm, duke fituar një shumë prej 130 mijë dollarësh.

Ata zbuluan gjithashtu se Smith zotëronte një restorant që nuk u hap kurrë në Bearwood High Street, për të cilin detektivët besojnë se ajo e rinovoi duke shpenzuar shumë para, si një mjet për të pastruar paratë. Pavarësisht se jetonin në një shtëpi të thjeshtë dhe nuk deklaronin të ardhura prej 6 vitesh, detektivët zbuluan se Smith zotëronte shtëpi dhe tokë në Turqi dhe Shqipëri. Ajo kishte shpenzuar 30,000 £ për rinovimin e restorantit të saj dhe për pronat dhe tokat në Turqi dhe Shqipëri, të cilat tani do të jenë objekt i një hetimi të "Të Ardhurave të Krimit".

Sapo emigrantët mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar, ata u kërkonin lekët. Çifti Smith dhe Daka e quanin veten si njerëz bamirës, por në fakt ishin trafikantë dhe abuzues të njerëzve në nevojë.

"Ata e dinin që emigrantët do të paguanin deri në 10,000 dollarë për trafikantët për të fituar hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar  dhe Smith më pas do të do ushtronte presion mbi secilin azilkërkues për t'u marrë edhe 1000 £ për shërbimet e tyre 'bamirëse'", tha njëri prej hetuesve.

Pranvera Smith pëlqente që ta quante veten "La Nona", që në shqip do të thotë "Gjyshja", për të siguruar viktimat e saj që ajo nuk ishte një person me të cilin mund të ngatërrohesh dhe nëse nuk paguanin, ajo do t'u mbante atyre dokumente të rëndësishme personale.

Smith paraqitej edhe në polici për "klientët e saj", për t'i përfaqësuar ata, me qëllim që t'i "ndihmonte".

Reputacioni i saj bëri që të fitonte 10,000 £ financim nga Big Lottery Fund për "bamirësinë" e saj.

 “Ajo ishte një zonjë shumë, shumë e sofistikuar, shumë inteligjente, e cila ishte në gjendje të manipulonte shumë agjenci partnere, madje edhe policinë me një njohuri shumë të hollësishme, të brendshme të sistemit të përfitimeve dhe procesit të azilit",- tha njëri prej hetuesve.

Emigrantët shpesh detyroheshin që të bënin edhe punë të paligjshme në mënyrë që t'i paguanin paratë Pranvera Smithit për shërbimet e saj. Ajo kishte si qëllim që të sillte 20 deri në 30 veta në muaj në Mbretërinë e Bashkuar.

Puna e saj nuk ishte vetëm kontrabandimi i njerëzve, gjatë një operacioni vëzhgimi, oficerët e panë atë duke blerë një fustan martese për një martesë të falsifikuar, me qëllim përfitimin e dokumenteve të leje qëndrimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu