Hapësire reklamuese

Aktualitet

E quajti vrasës, Putin sfidon me debat Joe Biden

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti rus Vladimir Putin sfidon në një debat publik presidentin amerikan Joe Biden, pasi ky i fundit e quajti “vrasës”.

“Sapo e mendova këtë gjë”, i tha Putin televizionit shtetëror rus. “Do t’i propozoj Joe Biden ta vazhdojmë debatin por me një kush, që të zhvillohet online, pa ndërprerje, pa vonesa, një diskutim direkt. Më duket se kjo gjë i intereson shumë si rusëve dhe amerikanëve”, u shpreh Putin.

Replikat e Putin vijnë pas deklaratës së Biden gjatë një interviste me “ABC News”, ku e quajti atë “vrasës”, ndërsa Kremlini reagoi menjëherë duke tërhequr ambasadorin në Uashington.

Putin i tha reporterit rus se s’ka shumë kohë për debatin dhe pret deri të premten, pasi “do të shkojë "të relaksohet në tajgat ruse për fundjavë".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll