Hapësire reklamuese

Politikë

E quajti trafikant droge, kreu i LSI në Divjakë i kthen përgjigje Braçes: Palaço i rilindjes! Ku ishe deri dje kur votoja PS-në?

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i degës së LSI-së në Divjakë, Ledio Rudho ka reaguar pas akuzave të zv. kryeministrit Erion Braçe se po 'rrjep' qytetarët.

Braçe iu drejtua me një gjuhë të ashpër duke e quajtur kumarxhi e trafikant kokaine në Itali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rudho ka thënë se Braçe nuk ndihej kur votonin Partinë Socialiste.

"Për socialistin e kthyer në palaço te rilindjes!

Sot pas disa ditësh socialisti i kthyer ne rilindas Erion Brace lindur e rritur ne Kombinat qenka kujtuar te reagoj ndaj meje pikërisht sot ne ditën me te vështirë per te gjithë fermerët e Divjakës edhe zonave përreth. Palaço i rilindjes ka shkruar për mua sot ku janë përmbytur te gjitha te mbjellat e fermerëve per shkak te mospastrimit te kanaleve.

Arsyeja është e qarte te heq vëmendjen nga demi qe po i shkaktohet fermerëve te Divjakës. Njeriu qe po rrjep prej 8 vitesh Divjakën me akuzon mua djalë lindur e rritur ne Divjake se paskam rrjepur patriotet e mi!

Po deri dje Erion Brace qe votuam Partine Socialiste nuk isha ky djalë qe ti përbalt sot vetëm se nuk ndajmë te njëjtat bindje politike! Turp për ty qe mundohesh te tërheqësh vëmendjen nga realiteti i vështirë qe ndodhet sot Divjaka!", shkruan Rudho.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu