Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

E quajti ‘tradhtar’ pasi hyri në Kuvend pas djegies së mandateve, kush është deputeti që po negocion me Bashën për t’u futur në listat e PD-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce17f38237072c0b7ee8fae5bf8024fc

Dita e nesërme është afati i fundit i regjistrimit të të koalicioneve në KQZ.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në orët e fundit të negociatave me aleatët për pozicionet që ato do kenë në listën e PD-së.

Si duket, Basha ka vendosur që të afrojë edhe deputetët, të cilët zëvendësuan mandatet e djegura në Parlament.

Në atë kohë ata u etiketuan si “tradhtarë” nga e gjithë pjesa tjetër e demokratëve.

Sipas informacioneve për Top Channel, është parë të futet në zyrën e Bashës, kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi.

Roshi ka konfirmuar se prej ditësh është në negociata me Lulzim Bashën për tu përfshirë ne listën e Partisë Demokratike në Vlorë.

Deputeti u pyet se çfarë mendon tani për etiketimet e demokratëve si “tradhtarë” dhe ai tha se: “ato ishin mendime te përgjithshme dhe jo  ndaj një personi të caktuar nuk do te thotë se ishin adresuar për mua. Unë kam qenë konseguent si brenda dhe jashtë  Parlamentit me qëndrimet e mia. Në zgjedhjet lokale unë mbajtja të  njëjtin qëndrim si opozita jashtëparlamentare dhe nuk u regjistrova”,- ka thënë Roshi.

Aktualisht Artur Roshi është në pritje të përgjigjes nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Më shumë

spot_img
spot_img