Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
7 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

E quajti “tango” debatin me Bashën në Kuvend, Rama i përgjigjet Petrit Vasilit: Kjo na ka mbetur, se Baftjarin nuk e kemi më

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin në seancën e sotme plenare. Debatet kanë “shqetësuar” deputetin e LSI Petrit Vasili, i cili ka kërkuar që të ndalohej kjo “tango e pështirë” dhe të diskutohej për rendin e ditës.

Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej vetë Petrit Vasilit dhe më pas një akuze të mëparshme të Lulzim Bashës, për ndërtimin e shkollave me fondet e tërmetit. “Tangoja na ka mbetur ne se Baftjarin nuk e kemi në programin e Partisë”, i tha ai Vasilit.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Dola këtu se është e nevojshme dhe meqë Lulzim kërkove t’i referohem Frojdit, ai thotë: Koha e harxhuar me macen, nuk është kurrë kohë e humbur.

Duke iu referuar një burimi të PD: Kostot maten me m2, nuk maten me numër shkollash. Se ka shkolla që janë me paletra dhe të mbyllura, ka shkolla që janë me kënde sportive të hapura, ka shkolla që janë më të mëdha. Ka shkolla që janë më të vogla. Jepu një porosi ekspertëve të bëjnë një tjetër llogari me m2, se këtu jemi.

Sa për PD, nuk jam unë i shqetësuar fare. Unë nuk i referohem fare, përvecëse kur t’i më fton ose dikush tjetër këtu. Kur ju na ftoni në këto hulli, ca të të bëj unë. Ti thua populli ngrihet në saba, kush ngrihet në saba në këtë vend. Ti ngrihesh i fundit.

Unë ty dua të të kem përballë. Të kam dashur dhe do të dua. Por nuk di si të të ndihmoj. Ti vjen këtu duke lexuar abetaren që të ka mësuar ai llumi që tani po na distancohesh. Nuk distancohesh nga llumi duke qenë zgjatim i tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img