Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
48 %
2.6kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

E quajti “Sali kur*a”, justifikohet kandidati i Berishës: Videon e nxori Lul Brava dhe përgjuesi i tij! Unë isha në momente private

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Hekuran Xhani, kandidati i Berishës për bashkinë e Rrogozhinës reagon për videon e publikuar dy ditë më parë në media, ku ai shfaqej me zë dhe figurë, madje i dehur, duke sharë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe politikanë të tjerë. Berishën e quante “Sali kur*a”.

Xhani thotë se videon e ka publikuar Lulzim Basha për të ulur imazhin e tij.

albsig

spring

“Ndjej keqardhje te thelle qe momente te tilla private perdoren nga Brava metoda te tilla shume te uleta njesoj si dikur nga sigurimi i shtetit si forma kurthesh e presionesh per te demtuar emrin e imazhin tim”, shkruan ndër të tjera Hekuran Xhani.

Reagimi i plotë i kandidatit të Berishës:

Te dashur miq e bashkeqytetare te mi! Dje, Lul Brava se bashku me pergjuesin e tij kane shperndare nje video te vjeter ne nje feste private.  Brava dhe kandidatit i tij pergjues, te sigurte ne humbje nuk guxojne perballje se kane tmerr nga votimi dhe vota! Ata mendojne se me skema pergjimesh e intriga te tilla do t’ia dalin.

Ndjej keqardhje te thelle qe momente te tilla private perdoren nga Brava metoda te tilla shume te uleta njesoj si dikur nga sigurimi i shtetit si forma kurthesh e presionesh per te demtuar emrin e imazhin tim.

Qytetaret e Rrogozhines e dine se kush eshte Hekuran Xhani, per qytetaret qe nuk me njohin i ftoj te vijne e te pyesin bashkeqytetaret tane per figuren dhe kontributet e mija. Une nuk jam pa te meta por nuk jam as hajdut, as mashtrues, e aq me pak spiun e i pabese e servil!

Duke ju kerkuar ndjese per kete shqetesim, ju premtoj se nuk do te perkulem para asgjeje e nuk ndalem perpara te tilla metoda humbesish historik , por do te punoj bashke me ju cdo dite dhe ore deri ne datë 6 Mars, per te bere me te miren per ju dhe per Rrogozhinen!  Miqesisht, Hekurani

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img