Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

E quajti punonjësen ‘lopë të zhgërryer’, ministrja kërkon falje dhe paguan…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ac0e8a43a6f2f1c2e1425ef0d9c0f367

Ministrja e Mbrojtjes së Australisë, Linda Reynolds, ka paguar dëmshpërblim për një ish-ndihmëse të cilën ajo e quajti një “lopë të zhgërryer” pasi pretendoi se ishte përdhunuar nga një ish-koleg.

Ajo i kërkoi falje Brittany Higgins për rastin që shkaktoi bujë në zyrën e saj në shkurt të këtij viti. Zonja Higgins kishte akuzuar publikisht një tjetër anëtar të stafit për përdhunimin e saj në 2019.

“Duke qenë se komenti u bë publik, të cilin nuk e kisha menduar kurrë, unë gjithashtu dua ta tërheq atë dhe të kërkoj falje pa rezervë për Brittany Higgins dhe të pranoj lëndimin dhe shqetësimin që i shkaktoi asaj”, shpjegoi ajo.

Në një deklaratë, zonja Higgins tha se pranonte faljen.

“Unë jam e kënaqur që ministrja tani ka tërhequr komentet dhe pranoj faljen e saj ndaj meje,” tha zonja Higgins.  

Më shumë

spot_img
spot_img