Hapësire reklamuese

Aktualitet

E quajti “kamzhik i Ramës”, shpërthen Mane ndaj Artur Zhejit: Unë të shk*** ty, Ramën dhe Bazen

Shkruar nga Newsbomb

Një koment i analistit Artur Zheji, për shkrimin e gazetarit Bledi Mane ku tregonte disa familjarë të politikanëve të djathtë të punësuar në institucionet më të rëndësishme të vendit, e ka bërë këtë të fundit që të shpërthejë në ofendime ndaj Zhejit.

 Mane publikoi dje një listë me dhjetëra emra të familjarëve dhe të afërmve kryesisht të politikanëve të djathtë më poste të rëndësishme në Ministri, Ambasada apo te Banka e Shqipërisë, ndërsa Zheji e ka quajtur “Kamzhiku i Ramës dhe i Mero Bazes”, raporton Newsbomb.al.

“Është i habitshëm informacioni administrativ dhe investigativ që Mane ka, në kaq shumë institucione shtetërore shqiptare. Situata ngjan shumë me konkluzionin e Arjan Çanit, që ose Mane është në koordinim të plotë me kryeministrin Rama, ose rast pas rasti është vetë ai.

Në këtë listë, ka brenda kërcënim, fillesën e hakmarrjes dhe padyshim shumë pisllëk.  Është thjesht dhe qartazi një listë, si në kohën e diktaturës, të periudhës së errët të spastrimeve politike, të farefisit të "armiqve të klasës', ka qenë komenti i Artur Zhejit që e ka bërë Bledi Manen të reagojë ashpër.

Ja çfarë shkruan Mane:

UNË TË SHKËRDHEJ TY, RAMËN DHE BAZEN!

Për ti mbyllur gojën këtij bixhozxhiu të dallavereve mediatike Artur Zheji, sot po ia shkruaj pa censurë e pa frikë. Ti ore mediokër cinik që kërkon të vjedhësh edhe talentin edhe guximin tim, ti ore armiku kryesor i shampos së lirisë së medias që po më akuzon mua si kamzhik të Edi Ramës dhe Mero Bazes, thjesht pastër e shkoqur po ta them publikisht:

Unë të shkërdhej ty, Ramën dhe Bazen!

Gazetaria ime është me bole të rënda, nuk është gazetari lapanjoze, servile dhe kumarxhie o Turi që u plake dhe s'e lage kurrë mykun e trurit tënd të mbrapshtë!!!

Nga Bledi Mane, Prishtine-30 shtator 2016

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.