Hapësire reklamuese

Politikë

E quajti ish-sigurims, Spaho i përgjigjet Manjës: Mora përgjigjen nga Autoriteti, kërko ndjesë

Shkruar nga Newsbomb
E quajti ish-sigurims, Spaho i përgjigjet Manjës: Mora përgjigjen

Deputeti i PD-së Edmond Spaho i është përgjigjur me fakte ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili dje në seancë e qujati spiun të ish-sigurimit.

Spaho ka dërguar në Parlament përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve për të dhe i ka kërkuar Manjës që t’i lërlojë ndjesë.

“I kërkova të kërkojë ndjesë, por nuk e bëri. Unë jam verifikuar disa herë, por hoqa dorë nga ato verifikime dhe kërkova verifikim të thellë nga autoriteti ekzistues, pa u miratuar ligji jua. Kini pak respekt për dinjitetin e njeriut. Tjetër është politika, tjetër dinjiteti.

Duroni sot mos më ndërprisni. U verifikova, kam marrë përgjigjen nga Autoriteti, të firmosur nga gjithë anëtarët dhe këtë po ia jap Ulsi Manjës. I kërkoj një gjë, pavarësisht se tha do lë mandatin, e di që nuk e lë mandatin, të vijë këtu dhe të kërkojë ndjesë publike. Nëse nuk më kërkon ndjesë publike dhe unë do reagoj sipas sjelljes së Ulsi Manjës. Spiunët shkoni kërkojini te të tjerë njerëz”, tha Spaho.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll