Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

E quajti hajdut, Ulsi Manja përplaset ashpër me Bardhin në Komision: Unë nuk i kam duart e lyera me gjak!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Debate të forta janë zhvilluar këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve mes ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetit demokrat Gazment Bardhi.

Shkak për këtë është bërë harta e re gjyqësore, si dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan para zgjedhjeve të 25 prillit.

Bardhi tha se Manja “duhet të ishte në burg”, pasi sipas tij është “vrasës dhe hajdut”. Ndërsa ministri nuk hezitoi t’i përgjigjej duke thënë se “nuk i ka duart të lyera me gjak”, teksa iu referua vrasjes së Xhuvanit në Elbasan.

Debati në Komision:

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarifat për qytetarët shqiptarë dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit. Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët. Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg

Manja: Unë s’jam vrasës!

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut!

Manja: Unë nuk i kam duart të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk i fus familjet shqiptare në konflikt.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img