Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E quajti “burrë shteti”, ish-ambasadori Arvizu reagon për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës: Lajmi ishte një bombë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit ditën e djeshme, ishte një lajm jeohana e të cilit i tejkaloi kufijtë gjeografik të Shqipërisë.

Reagimeve të shumta mbi këtë vendim të paprecedentë në historinë 30-vjeçare të demokracisë shqiptare, i është shtuar dhe ajo e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu.

Arvizu në një prononcim për “MCN” deklaroi se vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare.

“Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare”, tha shkurtimisht Arvizu.

Kujtojmë se ish-ambasadori Alexander Arvizu e quajti ish-kryeministrin Berisha “burrë shteti” pas protestave të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë si pasojë e të shtënave nga Garda e Republikës.

Në reagimin zyrtar DASH-i deklaroi se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Ndërsa Berisha tha se në 30 vite politikë nuk është akuzuar asnjëherë për korrupsion, dhe kërkoi që autoritetet amerikane të bëjnë publike faktet që kanë për të.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img