Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

E pyeti si e ndërtoi shtëpinë, zyrtari rus përplas përtokë gazetarin (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zyrtar rus ka përplasur përtokë një gazetar, pasi e pyeti nëse ishin të vërteta akuzat e ngritura për korrupsion.

Gazetari i televizionit shtetëror Rusia 24, Ivan Litomin pyeti kryetarin e Shirinskys të Khakassias se si ky i fundit e kishte ndërtuar shtëpinë e tij të re, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer zyrtarit.

Ai ka tentuar ta largojë gazetarin e t’i marrë mikrofonin dhe pasi nuk ka mundur, e ka kapur dhe e ka përplasur me forcë në tokë.

Pas kësaj, gazetari i kërkoi zyrtarit që të mos e prekte kamerën, por Zaitsev i tha se kamerën do ia fluturonte nga dritarja.

Prej disa kohësh aludohej se zyrtari rus kishte ndërtuar banesën e tij me fondin prej 61 milionë funtesh që ishte projektuar për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarri në vitin 2015.

Zaytsev po hetohet për dhunë ndaj gazetarit, ndërsa Presidiumi i Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar vendosi ta dëbonte nga partia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img