Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

E pyesin nëse është greke, Anxhela Peristeri u jep “një mësim të mirë” duke kënduar shqip në mes të emisionit: Jam krenare që jam shqiptare

spot_img

Lajme të ngjashëm

Anxhela Peristerin të gjithë e njohin si një person të rezervuar dhe daljet e saj të pakta në media. Mirëpo, së fundmi duke qenë se do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, “Karma” e ka ‘detyruar’ që të jetë më shumë prezente në intervista.

Një ftesë e veçantë Peristerit i ka ardhur nga një ndër emisionet më të ndjekura në Greqi, “Eutixite”.

Gjatë intervistës, këngëtarja ka folur mbi origjinës e saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.

“Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur ne Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti që kam punuar”, ka thënë ajo.

Pyetje e moderatores erdhi si pasojë e faktit që Anxhela ka jetuar për një periudhë të gjatë kohe në Greqi.

Anxhela Persiteri do të ngjitet në skenën e “Eurovision”  me këngën “Karma”, këngë e cila është pritur mjaft mirë nga të gjithë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img