Hapësire reklamuese

Rajoni

E pushuan nga puna, emigranti qëllon me breshëri plumbash në një kompani në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
E pushuan nga puna, emigranti qëllon me breshëri plumbash në

Një situatë e paprecdentë po ndodhë brenda në Glyfada të Greqisë , teksa një ish-punonjës i një kompanie transporti është futur me forcë në ambinetet e brendshme dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.

Për pasojë, 3 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.  Forcat policiore ende nuk kanë mundur të futen në ndërtesë, pasi autori mësohet të jetë i shtrirë në katin e dytë të zyrave të kompanisë. Jashtë presin dy njësi të lëvizshme dhe një ambulancë.

Sipas informacioneve të para, personi i përfshirë mësohet të jetë një emigrant ish-punonjës, me origjinë egjiptiane, i cili është shkarkuar. Sipas të njëjtave informacione, burri prej vitesh ka qenë përgjegjës në kompani.

Për shkak të kësaj situate është ndërprerë qarkullimi në pikat e mëposhtme:

- Rruga Posidonos dhe Sheshi Fleming,

- L. Karamanli dhe Calypso,

- Artemisiou dhe Rodiris.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese