Një ngjarje aspak e zakonshme ka tronditur Tajvanin. Një grua e “çmendur” nga xhelozia I ka prerë organin gjenital të dashurit të saj dhe më pas ja ka hedhur në tualet.
E gjitha ka ndodhur gjatë momentit kur ai ndodhej në gjumë dhe vetëm pasi ishte zgjuar nga dhimbjet kishte kuptuar se i mungonte organi gjenital.
52-vjeçari ishte futur në gjumë të thellë, pasi kishte ngrënë sasi të madhe të mishit të pulës dhe kishte pirë verë në shtëpinë e tij në Changhua të Tajvanit.
Babai I tre fëmijëve në momentin kur u zgjua pa se ishte mbuluar në gjak dhe 20 për qind e organit gjenital i ishte prerë.
Gruaja 40-vjeçare ia kishte prerë organin me një palë gërshërë dhe mos mjaftonte me kaq ajo ia kishte hedhur në tualet me qëllim që mjekët të mos mund t’ja ngjisnin përsëri copëzën e këputur.