Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E propozoi PS, por Besnik Mustafaj nuk i merr dot votat e Kuvendit për t’u zgjedhur në bordin e RTSH, Ruçi i zhgënjyer: Është pasuri kombëtare!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fe64951b526e1f5fce50353c7ff2b897

Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Partisë Demokratike dhe një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë, u propozua ditën e sotme nga Partia Socialistepër të qenë në bordin drejtues të RTSH-së.

Por pavarësisht propozimit Partia Socialiste, që ka edhe shumicën e deputetëve në Kuvend, Besnik Mustafaj nuk ka mundur të marrë votat e nevojshme për të qenë pjesë e bordit të RTSH-së, pasi 74 deputetë kanë votuar kundër, 23 pro dhe 6 abstenuan.

Në fund të numërimit të votave, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin për Mustafajn, të cilin e ka cilësuar si një pasuri kombëtare.

Ndërkohë në Kuvend janë rrëzuar edhe kandidaturat e Edmond Tullumanit dhe Helidon Halitit për të njëjtin post. Tullumani mori 71 vota kundër, 17 pro dhe 11 abstenim ndërsa Haliti 72 vota kundër, 20 pro dhe 14 abstenim.

LEXO EDHE: PD nuk është në Kuvend, por Gramoz Ruçi nxjerr vendimin: BESNIK MUSTAFAJ zgjidhet me mandat 5 vjeçar në bordin e RTSH (DOKUMENTI)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img