Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E propozoi Berisha në vitin 2005, Edith Harxhi tregon pse iu refuzua posti i ambasadores shqiptare në SHBA

Shkruar nga Newsbomb
E propozoi Berisha në vitin 2005, Edith Harxhi tregon pse iu refuzua posti

Kandiddatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka treguar pse nuk u dekretua për postin e mabasadores shqiptare në SHBA në vitin 2005.

Ajo than ë Euronews Albania se emri i saj u propozua nga kryeministri i kohës Sali Berisha, por përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm e kundërshtuan, pasi sipas tyre, Harxhi ishte një figurë shumë e përfshirë politikisht për të përfaqësuar Shqipërinë në SHBA.

“Argumentet kundërshtuese lidheshin me faktin që nuk kisha staturën politike dhe isha e re në moshë. Kundërshtia ka filluar nga grupi parlamentar i PS, sidomos ata në komisionin e jashtëm. Më tej ata përçuan shkresën tek presidenti i kohës, Alfred Moisiu, duke mos e aprovuar kandidaturën time.

Në dhjetor të 2005, presidenti i çoi një shkresë zyrtare kryeministrit Berisha në të cilën i thoshte se nuk do ta dekretonte emrin tim për postin e ambasadores, sepse nuk kisha staturë politike dhe isha shumë e re, edhe pse unë isha në moshë madhore dhe me një përvojë të pasur diplomatike”, shpjegoi Harxhi.

Përsa i përket garës për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi tha se është e pabarabartë dhe jotransparente dhe kjo është e dukshme, pasi në faqen në Facebook të PD publikohen vetëm takimet e Bashës

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll