Hapësire reklamuese

Bota

E premtja e protestave, vritet një person dhe plagosen katër të tjerë

Shkruar nga Newsbomb

Mijëra palestinezë protestuan në disa zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

Raportohet se një palestinez 26-vjeçar mbeti i vrarë ndërsa të paktën 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur në përplasjet përgjatë kufirit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se disa palestinezë kishin hedhur mjete shpërthyese, granata, goma të djegura dhe gurë ndaj ushtarëve të saj në gardhin kufitar, ndonëse asnjë izraelit nuk mbeti i plagosur.

Ushtria izraelite ka vrarë mbi 200 palestinezë që kur filluan protestat kufitare në mars, thonë mjekët e Gazës, ndërsa nga krahu tjetër vetëm një ushtar izraelit është vrarë nga një snajper palestinez.

 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.