Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
3.1kmh
100 %
Hën
18 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
21 °
Pre
27 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

E pranoi se ishte 100% e vërtetë, gjykata urdhëron konspiracionistin Alex Jones të paguajë 4.1 milionë $ për deklaratat se masakra e Sandy Hook ishte e sajuar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një gjykatë në Teksas e ka urdhëruar konspiracionistin e ekstremit te djathtë Alex Jones të paguajë 4.1 milionë dollarë në dëme për pretendimet e tij se masakra në shkollën Sandy Hook ishte e sajuar.

Pas gjyqit që zgjati për 9 ditë dhe ku Jones kërkoi falje duke pranuar se masakra e vitit 2012 “ishte 100% e vërtetë”, juria vendosi që ai të paguajë të prekurit me shumën totale prej 4.1 milionë dollarë, shumë herë më pak nga shuma prej 150 milionë dollarë që u pretendua fillimisht.

Ishin prindërit e një 6-vjeçari të vrarë në masakër ata që e paditën Alex Jones për shpifje, ndërsa gjyqit iu bashkuan edhe të mbijetuar të tjerë.

Masakra në shkollën Sandy Hook ndodhi në vitin 2012, kur 20-vjeçari Adam Lanza hapi zjarr duke vrarë 26 persona, 20 prej të cilëve ishin nxënës. Por për vite me radhë, Alex Jones pretendonte në emisionet e tij se ngjarja ishte false dhe e sajuar me aktorë të shërbimeve sekrete. Sipas tij asnjë person s’kishte vdekur, por ngjarja ishte një aktrim i madh i sajuar për të forcuar ligjet për kontrollet e armëve.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img