Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E prangosur, kamufluar me letra që mban në dorë; Gjyqtarja Enkeleida Hoxha zbret në tempullin e drejtësisë, për vendimin që pritet të merret (PAMJET)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

67d7bf2a067c44388e0c76769ad60cbe

Gjyqtarja e Krujës Enkeleida Hoxha, e arrestuar me urdhër të SPAK pasi dyshohet se lironte nga burgu kundrejt parave persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është shoqëruar mëngjesin e sotëm në ambientet e KLGJ.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që gjyqtarja e Krujës të shkarkohet nga detyra, për shkak se është kapur në afera të rënda dhe kompromenton besimin e publikut te drejtësia.

Të enjten e kaluar është mbajtur seanca e parë në KLGJ, e drejtuar nga nënkryetari Maks Qoku, por ajo është shtyrë për sot në mënyrë që gjyqtraja Hoxha të ishte vetë e pranishme në seancë.

Kujtojmë se, gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore, ku kësaj here do t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit i dënuar për vrasje..

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Video (Fax News):

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img