Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E plagosi plumbi qorr në Tiranë, mediat italiane: Nuk i japin leje të vijë këtu

Shkruar nga Newsbomb
E plagosi plumbi qorr në Tiranë, mediat italiane: Nuk i japin leje

Policia e Tiranës natën e Vitit të Ri raportoi për dy të plagosur pas mesnatës në kryeqytet. Mes të plagosurve ishte dhe një shtetase italiane. Për këtë lajm ka shkruar dhe media italiane Ansa.

Sipas medias italiane 52-vjeçarja nga provinca e Barit ka mbetur e plagosur në mushkëri nga një plumb endacak natën e Vitit të Ri teksa po ecte në Tiranë.

Raportohet se shtetasja italiane nuk është në rrezik për jetën dhe ndodhet në spitalin në Tiranë, por avokati i 52-vjeçares, Vito Leonardo Candeloro ka deklaruar se mjekët kanë thënë se është i nevojshëm një operacion, ku pritet të bëhet në Itali. Ende nuk është autorizuar transferimi i saj.

Avokati sqaron se 52-vjeçarja ka një plumb në mushkëri dhe se mjekët shqiptarë nuk kanë dhënë ende konfirmim për transferimin.

Në fillim na thanë se plaga duhej të kullonte dhe duheshin 4-5 ditë më pas nuk e dinin nëse plumbi mund të mbetej aty dhe të shërohej.

Tani ne ende po përpiqemi të organizojmë transportin me ambulancë: koston, e cila do të arrinte në 15 mijë euro, ishte paguar nga zonja dhe tani familja po lëviz për të kuptuar se në cilën kompani do ta transportonte. Për momentin vështirësia kryesore është marrja e miratimit nga mjekët për transferimin”. - deklaron avokati.

Njoftimi i policisë më 31 Dhjetor

Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj A. K., 51 vjeçe, e cila  ndodhet  në spital, ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogël, e ardhur nga lartësia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed