Hapësire reklamuese

Showbiz

E plagosi me armë një vit më parë/ Noizy darkon me menaxherin e Babastars, çfarë po ndodh midis tyre?

Shkruar nga Newsbomb

Albert Krasniqi, menaxheri i Babastars një vit më parë ka plagosur reperin shqiptar Noizy.

Por mesa duket konflikti ka marrë fund dhe “gjakrat” janë qetësuar. Krasniqi dhe Noizy janë fotografuar duke darkuar dhe duken shumë të buzëqeshur me njëri tjetrin. Albert Krasniqi është anëtari i dytë i Babastars që krijon miqësi me Noizy-n, pas këngëtarit Ledri Vula.

Menaxheri i Babastars ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së dikurshme që bëri bujë atëherë dhe arsyen pse ka vendosur t’i zbusë gjakrat me liderin e grupit OTR. Sipas rrëfimit në xing.al fotoja është publikuar për të ndikuar pozitivisht dhe për të harruar problemet e kaluara. “Pajtimin mes nesh e ka bërë Jeton Lasku i diskotekës Avalon”- është shprehur menaxheri i Babastars.

Më shumë rreth konfliktit Noizy-Krasniqi:

Një vit më parë Albert Krasniqi ka qënë i pranishëm në konfkliktin me armë  që reperi Noizy dhe Cozman patën dhe gjatë përleshjes plagosjen e Noizy-t e ka kryer shoku i Cozman Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur në Hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës, ku është arrestuar dhe Krasniqi. Ky i fundit i ka dhënë një plumb në këmbë Noizy-t.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.