Hapësire reklamuese

Aktualitet

E plagosi italianin për çështje droge, arrestohet shqiptari (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një shqiptar plagosi për pazare droge një 53-vjeçar italian në lagjen Acilia të Romës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në 13 shtator, kur 35-vjeçari M.R. qëlloi në kofshë me pistoletë italianin E.L.

Sipas mediave fqinje, konflikti ndodhi për shkak të një borxhi të pashlyer nga italiani. M.R. është larguar menjëherë sapo ka plagosur me armë E.L. Karabinierët italianë arritën ta identifikonin dhe të ndalonin shqiptarin. Agresori rezulton të jetë i dënuar më parë trafik droge.

E.L. duhe të qëndrojë i shtruar në spital për 25 ditë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu