Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

E plagosën në lokal, Kërtusha TRONDIT me dëshminë: Tentuan të më bënin atentat me VRASËS ME PAGESË! Autori kishte në dorë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kandidati i Partisë Socialiste në Durrës, Ardit Kërtusha ka tronditur me rrëfimin e tij për ngjarjen sot në një lokal në qytetin bregdetar, ku një person qëlloi drejt tij duke e plagosur në këmbë.

Kërtusha ka thënë se nuk bëhet fjalë për një sherr banal, siç u raportua në disa rrjete sociale, por një atentat të mirëfilltë ndaj tij. Ai tha se autori kishte për qëllim ta ekzekutonte, por iu bllokua pistoleta.

albsig

spring

Kërtusha ka hedhur edhe akuza ndaj Policisë së Durrësit, duke thënë se tentoi të mjegullonte ngjarjen.

“Nuk ka qenë sherr banal, tentuan të më bënin atentat nga vrasës me pagesë. Personi qëlloi katër herë por iu bllokua pistoleta. Një prej plumbave më kapi në këmbë”, tha Kërtusha për Abc News.

Kërtusha, i cili ka qenë edhe kryetar i Forumit Euro-Socialist Shqiptar, tha se “policia nxitoi duuke shpërndarë një tymnajë për dinamikën e ngjarjes”.

Plagosja ndodhi në lokalin e këngëtarit “Noizy” në zonën e Plazhit në Durrës, ndërsa autori ishte i maskuar me kapuç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img