Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

E plagosën me plumb në shtëpinë e tij në Tiranë, zbardhet dëshmia e Petrit Lazes: Kishin ngjitës ‘natriban’, donin të na lidhnin

spot_img

Lajme të ngjashëm

22724e626e239328924b6ddb5ebfae3f

Zbardhet dëshmia e Petrit Lazes, burrit të plagosur më 19 janar në Tiranë, të cilit dy persona të maskuar i janë futur në shtëpi për ta vjedhur, dhe janë larguar pasi kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij Afërditën.

“Dëgjova zhurmë që u hap dera, dola për të parë. Pashë dy të rinj të gjatë që ishin të maskuar. Kishin veshur të dy kapotë të gjatë dhe të zezë. Njëri kishte pistoletë, tjetri një armë tjetër. Më thanë ‘duam lekët, ku e keni kasafortën’. Kishin me vete ngjitës ‘natriban’, donin të na lidhnin. Tentova ti largoj dhe më qëlluan me pistoletë, më pas qëlluan edhe gruan time. Ne ulëritëm dhe kërkuam ndihmë, ndërsa ata u larguan”.

Kujtojmë se Petrit dhe Afërdita Laze kishin një biznes të tyre privat në katin e parë të ndërtesës në Allias, ku merreshin me tregtimin e prodhimit të brumit, ndërsa në katin e dytë ishte banesa ku jetonin.

Dy persona të maskuar janë futur mbrëmjen e 19 janarit rreth orës 21:40 në shtëpinë e tyre, me qëllim grabitjen e lekëvë, por pasi janë ndeshur me të zotin e shtëpisë Petrit Laze, e kanë plagosur atë dhe bashkëshorten e tij.

E gjitha kjo ka ndodhur në prani të vajzës 17- vjeçare të çiftit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img