Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

E pezulluan pasi mbrojti banesën e saj te ‘Petro Nini’, rikthehet në detyrë efektivja e Shqiponjave

Lajme të ngjashëm

Rikthehet në detyrë efektivja e Shqiponjave, Blerta Dervishi e cila u pezullua ditën e djeshme nga detyra.

Dervishi u pezullua pas rezistencës që bëri ndaj efektivëve të policisë dhe përmbaruesve duke mbrojtur banesën e saj tek ‘Petro Nini’.

Blerta Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës. Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek ‘Petro Nini’, ndërsa ditën e djeshme, përmbarimi shkoi  për t’i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari. Thuhet se ka vendim gjykate të formës së prerë, të cilin përmbaruesit shkuan ta ekzekutojnë një ditë pasi njoftuan familjarët të lirojnë banesën.

Efektivja e Shqiponjave dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit. 

 

Më shumë