Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Perugia në Itali. Sipas autoriteteve ai ka tentuar të vjedhë një makinë por duket se sistemi GPS e ka “tradhëtuar”.
Pas denoncimit të vjedhjes policia italiane ka rënë në gjurmë të makinës më anë të të GPS-it.
Në momentin që ka arritur policia 27-vjeçari ka qenë duke kërcënuar dy djemtë e pronarit të makinës me një thikë, dhe kështu është bërë arrestimi i tij.
Policia e ka dërguar të riun në zyrat e emigracionit për të parë në qoftë se ai është emigrant i lligjshëm apo jo.