Hapësire reklamuese

Aktualitet

E pëson keq durrsaku me “Audi” që kërcënoi dhe tentoi të dhunojë policin, procedohet dhe...

Shkruar nga Newsbomb
E pëson keq durrsaku me “Audi” që kërcënoi dhe

Procedohet penalisht një 25-vjeçar nga Durrësi që u shfaq në një video në internet teksa kërcënonte dhe ofendonte me fjalë të rënda një efektiv të policisë.

Policia sqaron se shtetasi me inicialet A.K u ndalua për xhamat e zinj, por gjatë testit të alkoolit rezultoi se ai po ngiste makinën në gjendje të dehur. Më pas personi nisi të kërcënojë një prej efektivëve duke i thënë “do të të fus në dhe” si dhe tentoi ta dhunojë.

Policia thotë se kjo nuk është hera e parë që 25-vjeçari kapet duke ngarë makinën në gjendje të dehur, ndaj i është hequr përfundimisht leja e drejtimit.

Njoftimi i policisë Durrës:

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një drejtues mjeti, i cili ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që ata i kanë ushtruar për xhamat e riveshur, ju informojmë se:

Nga kontrollet e kryera nga shërbimet e Policisë ka rezultuar se shtetasi A. K. drejtonte nën efektin e alkoolit, në masën 0.35 mg/l, mjetin tip “Audi”, me xhama të riveshur. 

Gjatë kontrollit dhe veprimeve policore, ky shtetas i ka kundërshtuar dhe kërcënuar punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, shtetasi A. K., 25 vjeç, banues në lagjen nr.14, Durrës, është proceduar penalisht për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë" dhe “Kanosja për shkak të detyrës". Gjithashtu, këtij shtetasi i është pezulluar përfundimisht leja e drejtimit, pasi e ka në mënyrë të përsëritur këtë shkelje (drejtim mjeti nën efektin e alkoolit).  

DVP Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.