E pështyu në fytyrë gruaja në spital? Kryebashkiakja e Gjirokastrës përgënjeshtron lajmin dhe publikon faktet (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 08-03-2017 E pështyu në fytyrë gruaja në spital? Kryebashkiakja e Gjirokastrës përgënjeshtron lajmin dhe publikon faktet (VIDEO)

Një incident u raportua sot nga “jugunews” për kryetaren e bashkisë Gjirokastër Zamira Rami. Sipas portalit, sot, me 8 mars gjatë vizitës në spitalin e Gjirkokastrës, Rami është përplasur me një zonjë, ku kjo e fundit e ka përshtyrë në fytyrë kryebashkiaken.

Por vetë kryebashkiakja përgënjeshtron lajmin dhe tashmë ka publikuar dhe videon  e vizitës në spital.

“Sot është një ditë-homazh për çdo grua, sakrificat, lodhjen, dashurinë pa kushte që ajo ofron.
Edhe në këtë ditë, portale online, si Jugu News, pionere të lajmeve të rreme që nuk përfaqësojnë aspak Jugun e mrekullueshëm të Shqipërisë, fabrikuan një lajm më qesharak se qesharakja. 
Ne zgjodhëm të dhurojmë lule, ata gënjeshtra të paskrupullta. 
 Ne ishim pranë nënave që sot nuk mundën të festonin, disa të tjerë përdorin gjithë forcën e intelektit për të prodhuar "skandale" ndaj grave që drejtojnë duke i shërbyer komunitetit. Ne ecim përpara për një të ardhme të re disa të tjerë vazhdojnë të notojnë në hilet dhe truket e vjetra. Ne promovojmë përkujdesjen dhe dashurinë, ata nxisin baltosjen.
Mbi baltën e hedhur do të mbjellim lule. 
Gëzuar 8 Marsin të gjitha nënave dhe motrave dhe një falenderim i veçantë për zonjat në spitalin e Gjirokastrës, të cilat ma mbushën zemrën me dashuri.

Zamira Rami”,shkruan kryebashkiakja.

E kontaktuar nga newsbomb.al, Rami tha se  është një gënjeshtër e madhe e Piro Nases, drejtuesit të këtij portali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleksandër Meksi feston ditëlindjen e 78-të
Drejtori - vëllezërve: Problemin e tokës zgjidheni me Kanun »
Article Logic
Execution time: 0.011380910873413
array(1) { ["section"]=> string(120) "e-peshtyu-ne-fytyre-gruaja-ne-spital-kryebashkiakja-e-gjirokastres-pergenjeshtron-lajmin-dhe-publikon-faktet-video-71249" }