Një prezantuese e radios së BBC ka humbur jetën tragjikisht pasi e ka shtypur treni.
Lajmin e hidhur e ka dhënë familja e gazetares Kelly Jobanputra, 39 vjeç nga swindon, Wiltshire. Familja ka treguar se ajo u largua nga shtëpia për të bërë disa pazare në dyqan, por nuk u kthye më.
Sipas policisë, ajo është shtypur nga treni mes Swindon dhe Didcot Parkway.
Familja, në një prononcim për mediat, e ka quajtur këtë lajm të kobshëm, pasi kjo është një tragjedi tjetër për ta sepse 15 vite më parë, ata kanë humbur djalin, vëllain e Kelly, Corrie Stooke.
Sondazh
Poll