Hapësire reklamuese

Aktualitet

E përplasi makina te vijat e bardha, ndërron jetë e reja

Shkruar nga Newsbomb
E përplasi makina te vijat e bardha, ndërron jetë e reja

Ka ndërruar jetë Merita Ferracaku, e cila u përplas rëndë nga një makinë disa ditë më parë teksa po kalonte vijat e bardha.

Aksidenti ndodhi pranë ish-Poligrafikut në rrugën “Ali Demi” rreth orës 23.00, ku Merita sapo kishte dalë nga puna dhe po kalonte vijat e bardha për të përshkruar rrugën për në shtëpi. Një makinë e përplasi duke i shkaktuar plagë të rënda.

Miqtë dhe familjarët kërkuan ndihmë, pasi Merita kishte nevojë për gjak. Si çdo herë shqiptarët u sensiblizuan dhe dhanë gjak për t’i shpëtuar jetën Meritës. E reja prej disa ditësh luftoi me vdekjen, ndërsa sot ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Familjarët dhe kolegët e Meritës kërkojnë që të vendoset drejtësi dhe të arrrestohet shoferi që përplasi të renë te vijat e bardha.

Njoftimi i Policisë lidhur me ngjarjen

DVP Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen "Ali Demi", ju informojmë se:

Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen "Ali Demi", në afërsi të shkollës "Kushtrimi i Lirisë", (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip "Skoda", që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese