Hapësire reklamuese

Aktualitet

E përplasën sapo përfundoi turnin, Balla viziton efektivin e aksidentuar në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
E përplasën sapo përfundoi turnin, Balla viziton efektivin e

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vizituar ditën e sotme punonjësin e policisë, Mariglen Allka, 20 vjeç, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat ministri Balla tha se efektivi fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se shumë shpejt do t’i bashkohet trupës së policisë.

Ndër të tjera, ai paralajmëroi se do të rritet ndëshkueshmëria ndaj shoferëve të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

“Do të kërkojmë ashpërsinë e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kërkon ndryshim të kodit penal për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor”, tha ministri ndër të tjera.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Efektivi Mariglen Allka u përplas nga një mjet me drejtues shtetasin A. F.

“Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia dje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese