Deputeti Edmond Spaho është “prekur” se ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, përmendi disa herë gjatë fjalës së saj “Foltoren”.
Ai tha se nuk duhet ta përmendin dhe se e di se ata kanë frikë nga Foltorja.
“Është hera e dytë që zini në gojë Foltoren, doni të sulmoni në thonjëza njëri tjetrin, edhe pse nuk ka asnjë arsye. E kuptoj frikën që ju vjen nga Foltorja, për fat të mirë shqiptarët e dinë këtë, prisni dhe do të kuptoni”, u shpreh Spaho.
Kujtojmë që Spaho është ndër deputetët që ka qenë që në fillim në krahë të ish kryeministrit Sali Berisha dhe “Foltores”.