Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

E përdornin lokalin për lojëra fati, arrestohet në flagrancë punonjësi në Tiranë, shpallet në kërkim pronari

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar Edmond Xukthin, punonjësin e një lokali në Tiranë, pasi në ambientet e biznesit ushtrohej veprimtari i paligjshme e lojërave të fatit.

Në kërkim është shpallur pronari B. H, 36 vjeç, ndërkohë që janë sekuestruar 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhetoni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë punonjësi i lokalit si dhe shpallet në kërkim pronari që kishte vënë në dispozicion lokalin për ta përdorur për lojëra fati.

Sekuestrohen 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, Specialistët e Seksiomit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operacionoin policor të koduar “Xhetoni”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. X, 47 vjeç (punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. H, 36 vjeç(pronari i lokalit).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtarinë e kunderligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me ane të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera si dhe duke përshtatur ambiente për lojra fati.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 Vijon puna për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara,”Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.


Më shumë