Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

E përdhunuan për 5 muaj, zbardhet dëshmia e 15-vjeçares në Mirditë: Më morën me makinë në shkollë, kisha frikë nga publikimi i videove

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Historia e tmerrshme e përdhunimit të 15-vjeçares në Mirditë ka tronditur mbarë opinionin publik në zonë dhe në të gjithë vendin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në muajt janar-maj 2021.

Ajo është dhunuar seksualisht psikologjikisht, madje është shantazhuar se nëse do të tregonte ata do t’i publikonin video intine. Ishin 5 burra që kryenin akte të shëmtuara kafshërore me të, më i riu 17 vjeç që ishte dhe i dashuri i vajzës.

Nga dëshmia që vajza ka dhënë në policinë e Lezhës, në prani të psikologes dhe prindërve të saj, dëshmi e siguruar nga mediat është zbuluar se një prej tyre ajo e ka takuar  në orën e pushimit të gjatë në shkollë.

Tre herë kanë shkuar ta marrin vajzën nga shkolla me makinë. Artan Kaçorri i kishte dhënë si dhuratë një aparat telefoni celular. Abuzimi i dytë ka ndodhur një ditë tjetër kur prindërit ishin larguar nga banesa. 

Nën presion ai ka kyer sërish marrëdhëie seksuale me të.

“Unë nuk e dija për çfarë video bëhej fjalë, por kam dyshuar dhe kisha frikë se Artani më ka bërë ndonjë video. E kam takuar Nikën, gjatë pushimit të madh në shkollë.Ai kishte ardhur jashtë shkollës me makinë dhe më ka marrë…..” ka dëshmuar vajza

Vajza thotë se tre herë kanë qenë rastet e abuzimit seksual nga Nik Lleshi.

“Vetëm frika e publikimit të ndonjë video intime, më ka çuar në këto takime. Gjatë kohës që më ngacmonte Nika, Artani më pyeste vazhdimisht se si po ecin punët më Nikën….”-ka treguar vajza e mitur në dëshminë e saj që është publikuar fillimisht nga Oranews.

Më shumë

spot_img
spot_img