
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijës.
Një shqiptar ka thyer shufrat metalike të kontrollit të traut në doganë, pasi shtypi gazin e makinës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në ditën e diele. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, arriti të kalonte kufirin pa u kontrolluar nga doganierët.
Pas kërkimeve nga policia, automjeti u gjet nga policia greke në rrugën nacionale Kakavijë-Janinë. Shoferi nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në vendin fqinj dhe u arrestua nga policia greke.
Mbi të rëndojnë akuzat për shkelje të masave anti-covid, dëmtim të pasurisë publike dhe hyrje të paligjshme në vend.