Hapësire reklamuese

Rajoni

E PAZAKONTË/ Shoku nuk e priti kur doli nga qelia, shqiptari kthehet me dëshirë në burg

Shkruar nga Newsbomb
45 vjecari Ermal Cenaj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 45 vjeçar shqiptar është rikthyer me dëshirën e tij në burg.

Mediat italiane raportojnë se 45 vjeçari Ermal Cenaj, të cilit iu konvertua dënimi me burg në “arrest shtëpie”, deklaroi në gjykatë se do të strehohej te një mik i tij.

Por gjërat nuk shkuan siç ai im kihste menduar, pasi kur doli nga qelia shoku i tij nuk ishte aty për ta pritur, e për pasojë 43 vjeçari u gjend në mes të katër rrugëve.

Duke e kuptuar që ishte i pastrehë, Cenaj vendosi të kthehej sërish në burg, aty ku edhe kaloi Krishtlindjet, ndërsa autoritetet vendosën që masa e sigurisë për shqiptarin të kalonte sërish në “arrest me burg”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll