Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

E pazakontë, një turk dënohet 53 herë me burgim të përjetshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shtetas turk është dënuar me 53 herë me burgim të përjetshëm për sulmin me bomba të vitit 2013, ku u vranë dhjetëra persona në afërsi të kufirit me Sirinë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Agjencia Anadolu bën me dije se Nasir Eskiocak është dënuar me nga një burgim të përjetshëm për secilin nga 53 personat që u vranë në dy sulme të koordinuara me makina-bombë në qytetin turk, Reyhanli, që gjendet në provincën Hatay.

Prokurorët kanë thënë se Eskiocak ka qenë ideatori i sulmit që ka ndodhur më 11 maj, 2013, sulm për të cilin, Ankaraja zyrtare kishte fajësuar grupet që mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Damasku ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në këtë sulm.

Në luftën shtatëvjeçare civile siriane, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin grupet rebele që luftojnë kundër Assadit, ndërkaq, Rusia dhe Irani mbështesin forcat qeveritare siriane.

Më shumë


spot_img









spot_img