Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

E pazakontë në Maliq / Ambulanca e gjen të moshuarën pa puls në banesë, “ringjallet” kur shkon policia

Lajme të ngjashëm

Një rast i rrallë ka ndodhur në fshatin Libonik të bashkisë Maliq.

Një e moshuar rreth 75 vjeç, është parë pa shenja jete nga familjarët, të cilët kanë lajmëruar qendrën shëndetësore në Maliq.

Sipas informacioneve, edhe infermieri që ka shkuar te banesa e ka konstatuar pa puls.

Pasi u lajmërua policia, në kohën kur këta të fundit shkuan në banesë, e moshuara ka dhënë shenja jete dhe është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas bluzave të bardha dyshohet që e moshuara kurohet për shkak të Covid-19.

Më shumë