Hapësire reklamuese

Rajoni

E pazakontë në Kuvendin e Kosovës, deputeti ‘i bën serum’ Kurtit: Nuk qëndron dot në këmbë!

Shkruar nga Newsbomb

Një situatë e pazakontë është shënuar në Kuvendin e Kosovës, ku një deputet nga radhët e Partisë Demokratike i ka shkuar me serum në dorë kryeministrit Albin Kurti, në vendin kuai qëndronte ulur.

Mërgim Lushtaku ironizoi qeverinë Kurti dhe gjendjen e sistemit shëndetësor si dhe mungesën e barnave. Por gjesti i Lushtakut nuk është pritur aspak keq nga kreur i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili shihet duke buzëqeshur.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku shprehet se qeveria është aq e dobët dhe se zgjidhja më e mirë do të ishte dorëheqja e Kurtit.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion. Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje.

Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, shkruan Lushtaku.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll