Tirana
broken clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
75 %
3.6kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
5 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

E pazakontë në Kinë: Qindra-mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Xi Jinping dhe largimin e Partisë Komuniste

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktet e mospajtimit nuk janë të rralla në Kinë.

Gjatë viteve, protesta të papritura lokale kanë shpërthyer, kundërshtimet janë shkaktuar nga një sërë çështjesh, nga ndotja toksike deri te grabitjet e paligjshme të tokave, ose keqtrajtimi i një anëtari të komunitetit në duart e policisë.

Por këtë herë është ndryshe.

Kufizimet e qeverisë me politikën “zero-Covid”, duket se po ua sjell në majë të hundës qytetarëve kinezë.

Është e rrallë por për herë të parë qindra-mijëra kinezë janë ngritur në protesta të dhunshme, duke shkatërruar barrierat e policisë në rrugët e qyteteve dhe kampuset universitare.

“Në një farë mënyre, është e vështirë të shpjegohet se sa tronditëse është të dëgjosh një turmë në Shangai që bën thirrje që lideri i Kinës Xi Jinping të japë dorëheqjen”, raporton BBC.

Kordon policor në rrugët e Shangait
Kordon policor në rrugët e Shangait

Është jashtëzakonisht e rrezikshme këtu të kritikosh publikisht sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste. Rrezikon të futesh në burg.

E megjithatë ata u mblodhën në rrugën e Shangait (Ëulumuqi Lu) që mban emrin e qytetit Xinjiang ku zjarri në një ndërtesë kishte vrarë 10 banorë. Qytetarët thonë se politika e kufizimeve “zero-Covid” ishte përgjegjëse për pengimin e forcave zjarrfikëse, të cilat e patën të pamundur të ndërhynin në kohë për të shpëtuar banorët.

Si rrallë herë qytetarët thërrisnin në rrugë “Xi Jinping jep dorëheqjen. Të largohet Partia Komuniste”.

Qeveria duket se ka nënvlerësuar në mënyrë drastike pakënaqësinë në rritje ndaj qasjes “zero-Covid”, një politikë e lidhur pazgjidhshmërisht me liderin Xi, i cili kohët e fundit u zotua se nuk do të kishte asnjë largim nga politika.

Për më tepër, nuk ka asnjë rrugëdalje të lehtë nga këndi në të cilin Partia duket se e ka futur veten.

Ajo ka pasur tre vjet për t’u përgatitur për një rihapje eventuale, por në vend që të ndërtojë më shumë njësi spitalore të ICU dhe të theksojë nevojën për vaksinime, ajo ka derdhur burime të mëdha në objektet e testimit masiv, bllokimit dhe izolimit të dizajnuara për të fituar një luftë kundër një virusi që nuk largohet kurrë. /BBC

Më shumë


spot_img









spot_img